Bashke

10+ ushqimet dhe pijet që nuk skadojnë kurrë

Kur bëhet fjalë për jetëgjtësinë e ushqimeve, shumë njerëz priren të jenë të kujdesshëm sa herë bëjnë blerje në dyqane. Data e prodhimit, e skadencës, origjina, lëndët përbërëse të produktit janë vetëm disa nga elementët, për të cilat konsumatorët tregojnë më shumë kujdes.

Por, shumëkush ka pasiguri në faktin se cilat janë ato ushqimeve apo pije që nuk skadojnë kurrë! Duket se është një listë me ushqime që në thelb nuk skadojnë kurrë, ndaj para se të hapni qesen e radhës me oriz apo sheqer, mendoni faktin që ato mund t’i shijoni gjithmonë, pasi nuk kanë një datë të caktuar skadence.

#1 Mjalti

Falë punës “magjike” të bletëve (ato kanë enzima të veçanta që pengojnë rritjen e baktereve) dhe mënyrës se si mjalti përpunohet, ai është ushqimi më jetëgjatë i kësaj liste. Mjalti është kryesisht sheqer, ndaj përmbajtja e ulët e ujit e bën të vështirë mundësinë e mykut apo baktereve.10+ ushqimet dhe pijet që nuk skadojnë kurrë

#2 Orizi

Orizi i bardhë ose basmati ruhet me vite, ndërsa orizi kaf dhe ato me drithëra integrale kanë goxha vajra natyralë që i bëjnë të skadojnë më shpejtë.10+ ushqimet dhe pijet që nuk skadojnë kurrë

#3 Kafeja e freskët

Sa shijon kafeja për të nisur ditën apo rregulluar humorin pas një dite të keqe? Kafeja që bëhet nga kokrrat e freskëta dhe të bluara të kafesë është zgjidhja. Por, nëse kokrrat e kafesë ekspozohen gjatë, sidomos nëse lagen nga uji, ekziston mundësia e mykut, gjë që me kalimin e kohës zvogëlon shijen dhe aromën e saj.10+ ushqimet dhe pijet që nuk skadojnë kurrë

?#4 Uthulla e bardhë

Për shkak se ka shumë acid, uthulla ka shumë jetëgjatësi. Megjithatë, nëse nuk e mbyllni mirë shishen, bakteret mund të rriten lehtësisht pasi uthulla të jetë ekspozuar ndaj ajrit.10+ ushqimet dhe pijet që nuk skadojnë kurrë

#5 Ekstrakti i vaniljes

Ekstrakti i pastër, 100% i vaniljes, që shijon shumë në ëmbëlsirat e preferuara, qëndron në thelb përgjithmonë, falë përmbajtjes së alkoolit. Mbajeni në një dollap të freskët dhe të errët dhe mund ta përdorni gjithnjë.10+ ushqimet dhe pijet që nuk skadojnë kurrë

#6 Kripa

Me gjasë që e keni pyetur veten: “A skadon kripa e detit?” Kripa, ose kloruri i natriumit, është një mineral natyral që gjendet në tokë. Pra, nuk është për t’u habitur që ajo qëndron e freskët për një kohë të gjatë.10+ ushqimet dhe pijet që nuk skadojnë kurrë

#7 Fasulet

Bishtajoret e thata përmbajnë shumë proteina dhe fibra që i bëjnë ato të mos skadojnë kurrë, në dallim nga bishtajoret e tjera të gatuara apo të konservuara.10+ ushqimet dhe pijet që nuk skadojnë kurrë

#8 Sheqeri

Sheqeri i bardhë, kaf, madje edhe ai i ëmbëlsirave nuk skadon kurrë sepse nuk lejon mundësinë e rritjes së baktereve. Për sa kohë e mbani larg lagështirës, sheqeri zgjat përgjithmonë.  10+ ushqimet dhe pijet që nuk skadojnë kurrë

#9 Makaronat

Makaronat e paketuara kanë një datë skadence deri kur duhet të konsumohen, por në thelb ato zgjasin përgjithmonë, sepse shijojnë shumë mirë edhe dy vjet pasi i keni blerë. Sa për makaronat e freskëta (që i bëni vetë), ato duhet të konsumohen brenda dy ditëve, pasi kanë vezë.10+ ushqimet dhe pijet që nuk skadojnë kurrë

#10 Qumështi pluhur

Blini tani një kuti qumësht pluhur pa yndyrë, ruajeni në një vend të freskët dhe të thatë dhe do të jetë i përdorshëm për më shumë se 10 vjet. Si uji ashtu edhe yndyrat e qumështit nxirren për ta kthyer atë në pluhur, kështu që në thelb është i papërshkueshëm nga lagështia.

10+ ushqimet dhe pijet që nuk skadojnë kurrë
Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë