Bashke

14 automjete të përfshira në aksidentin në Fushë Kosovë, ka edhe të lënduar

Policia e Kosovës ka njoftuar se në aksidentin e sotëm zinxhiror që ndodhi në autostradën në Fushë Kosovë, janë përfshirë 14 automjete.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i policisë Daut Hoxha, i cili gjithashtu tha se ka edhe persona të lënduar.

“Rreth orës 06:50 në autostradën Ibrahim Rugova, Mazgit-Bresje mbi urë te ETC-ja sipas informatave fillestare është shkaktuar një aksident trafiku zinxhiror ku janë të përfshira 14 automjete dhe si pasojë e aksidentit raportohet edhe për persona të lënduar”, tha Hoxha.

Ai shtoi se kjo rrugë është bllokuar përkohësisht, përderisa njësitet policore dhe ekipet emergjente kanë reaguar në vendin e ngjarjes për tu marr me rastin dhe trajtimin e personave të lënduar.

“Lidhur me detaje tjera do të njoftoheni pas raportimeve që do marrim nga ekipet ne teren”, tha Hoxha.

Policia ka apeluar për kujdes gjatë vozitjes në këtë kohë me ngrica dhe mjegull për të shmangur aksidentet e tilla.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë