Bota e modës është kaq dinamike, pasi çdo vit ka “emocione” të reja sa i takon tendencave dhe prurjeve të reja. Por, nëse trendet dominuese janë një qasje për të qëndruar në atë që vishni dhe mënyrën si kombinoni çdo detaj në look-un tuaj, të shikuarit pas në atë se çfarë ka prodhuar moda ndër vite është çelësi për atë që po vjen.
Gardëroba e gocave që duan të duken bukur dhe me stil këtë vit duhet të ketë këmisha me supe të ekzagjeruara, mëngë të stilit regbi që të kujtojnë stilin e aktorit Jacob Elordi në “Saltburn”, si edhe pantallonat kapri (me gjatësi sipër kyçit të këmbës) kanë rikthyer frymën e viteve ’80 për të depërtuar direkt në modën e 2024-ës.
Pavarësisht nëse preferoni më shumë pantallonat me bel të shkurtër apo elementët sportiv në veshje, ka disa trende që mund t’i “përqafoni” që tani për të qenë IN me tendencat e fundit.
#1 Pantallona sportive
#2 Supe të ekzagjeruara
#3 Fustane të stilit “peplum”
#4 Shkëlqim i viteve ‘80
#5 Bluza polo
#6 Pantallona kapri