Bashke

Gjendet një bombë me telekomandë afër një zyre në magjistralen Ferizaj-Prishtinë

Një person ka raportuar në polici se ka gjetur dy qese me mjet shpërthyes mbi një kioskë që shërben si zyre.

Rasti ka ndodhur të marten rreth orës 22:30, në magjistralen Ferizaj – Prishtinë.

Sipas organeve të rendit, njësiti për deminim ka tërhequr mjetin e dyshuar –bombë e improvizuar me detonator dhe telekomandë.

Për këtë rast është njoftuar prokurori, teksa rasti është iniciuar “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë