Bashke

TikTok po teston postimin e videove një orëshe?

TikTok fillimisht u bë i famshëm si platformë e ndarjes së videove 15 sekondëshe.

Megjithatë, platforma ka bërë ndryshime duke mundësuar postimin e videove më të gjata.

Bëhet e ditur se aktualisht ajo është zgjeruar deri në 10 minuta, shkruajnë mediat e huaja.

Ndërsa tani, eksperti i rrjeteve sociale, Matt Navarra, tha se TikTok po teston video deri në 60 minuta.

Përditësimi i ri thuhet të jetë duke u testuar me disa përdorues të përzgjedhur në tregje specifike dhe platforma nuk planifikon ta shpërndajë ende publikisht.

Ndryshe, ky ndryshim me sa duket është pjesë e përpjekjeve të ByteDance për ta ndihmuar TikTok të bëhet konkurrent serioz i YouTube.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë