Afrim Gashi u zgjodh kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut votoi me 76 vota “pro” për zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri, Afrim Gashi nga koalicioni VLEN.

“Kundër” votuan vetëm gjashtë deputetët e së Majtës, ndërsa deputetët e Frontit Evropian braktisën sallën e Kuvendit.

Ish-kryetari i Alternativës, pjesë e VLEN-it, Afrim Gashi, është propozuar për kryetar të Kuvendit me nënshkrimet e 75 deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Koalicionit VLEN dhe Lëvizjes ZNAM.