Ageler: Sistemi nuk arriti ta mbrojë Vanjën 14 vjeçare

Dështim të isntitucioneve e quajti ambasadorja amerikane Angela Ageler vrasjen tragjike të të dy viktimave, përfshirë edhe 14 vjeçaren, ditë më parë. Sipas saj, lëshimi është bërë nga organet e rendit dhe drejtësisë.

“Sistemi dështoi ta mbrojë atë vajzë të vogël. Ato janë kriminelë, janë njohur si kriminelë, kriminelë të dhunshëm që nuk ishin në burg. Nuk ishin arrestuar më herët dhe nuk ishin burgosur, nuk kishin pasur ndjekje të plotë penale për krimet e tyre të mëhershme, nuk e kanë pasur çmimin e veprave të tyre dhe atë e pagoi vajza e vogël, e pagoi Vanja. Është absolutisht shumë e dhimbshme dhe nuk është koha për politizim por është koha që institucionet e vendit të shikojnë veten me zemër të ftohtë dhe të pyeten se çfarë mund të kishim bërë më shumë për ta mbrojtur këtë vajzë të vogël dhe çdo fëmijë tjetër të vogël në këtë vend” deklaroi Angella Ageler, Ambasadore e SHBA-së.

Ageler foli për këtë rast në intervistë për Kanal 77 dhe e ligji me rastet e krimit dhe korrupsionit. Sipas saj, korrupsioni në 10 vitet e fundit në vend ka marrë përmasa të një epidemia shqetësuese. Me këtë rast lista e zezë amerikane do të shtohet gjatë periudhës së ardhshme. Rasti i fundit ishte ai me ish zv/kryeministrin Koço Angjushev i cili paralajmëroi se do të ankohet për vendimin e Departamentit amerikan të cilin e quajti të padrejtë. Ageler tha se do të ishte e lumtur nëse institucionet vendase hetojnë këto raste.

“Kur dikush vendoset në listë të zezë nga SHBA-të si rasti i ish zv.kryeministrit dhe ai tha se ishte i bazuar vetëm në dyshime dhe jopëlqim dhe do të ndjekë një proces ankimimi, unë vetëm do të thosha se ne nuk vendosim në listë të zezë njerëz vetëm për shkak të dyshimeve, ose si ndihemi për to, nuk ka asgjë personale në atë vendim. Është një proces legal dhe si me çdo proces legal, ato që janë futur në listën e zezë janë të mirëseardhur të angazhojnë avokatë amerikanë dhe të ndjekin pakënaqësinë e tyre. Ne nuk luajmë një rol të sundimit të ligjit në këtë vend por shpresojmë që informacionet që ne kemi mbledhur, shumica e të cilave janë prej këtu, do të ndihmojnë që forcat e ligjit dhe prokuroria gjithashtu të ndjekë këto raste dhe t’i bëjë njerëzit të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre”, shtoi Angella Ageler, Ambasadore e SHBA-së.

E pyetur për mbështetjen që Angjushev mori nga ish kryeministri Zaev pas vendosjes së tij në listë të zeza, Ageler tha se është e drejtë e secilit të marrë anë në këto raste./alsat.mk