Amerikanja merr diplomën master në moshën 105 vjeçare

Një grua që la shkollën gjatë Luftës së Dytë Botërore, më në fund ka marrë diplomën e saj master në moshën 105 vjeçare.

Virginia “Giner” Hislop diplomoi në Shkollën e Edukimit të Universitetit Stanford, SHBA, në vitin 1940 dhe menjëherë filloi studimet master në atë që tani është Shkolla e Arsimit në Stanford.

I dashuri i saj, George, u thirr për të shërbyer ushtarakisht në Luftën e Dytë Botërore, gjë që e bëri çiftin të martohej dhe të largohej nga kampusi pak para se Virginia të diplomonte.

“Mendova se ishte një nga gjërat që mund ta përfundoja edhe gjatë rrugës nëse do të kisha nevojë, kështu që nuk ishte vërtet një shqetësim i madh për mua”, tha ajo.

Hislop u kthye në Stanford në moshën 83 vjeçare, ndërsa u diplomua së fundmi në moshën 105 vjeçare.