Anketa e CRPC: VMRO-DPMNE në avantazh para LSDM-së, VLEN para Frontit Evropian, ja si janë me deputetë?

Qendra për Kërkime Politike dhe Komunikim (CRPC) në bashkëpunim me Shoqatën për gazetari, informim, komunikim dhe shërbime të marketingut “Glas na vistinata” realizoj anketën e dytë në prag të zgjedhjeve parlamentare 2024.

Në pyetjen: Për cilën parti, apo koalicion do të votoni në zgjedhjet për deputet në Kuvendin e Maqedonisë, qytetarët u përgjigjën me sa vijon :

Për VMRO-DPMNE, votën e tyre do të jepnin 22,8% e të anketuarve, ndërsa për LSDM-në 16,3% e të anketuarve.

Në kampin politik shqiptar dallimi ndërmjet dy blloqeve është shumë i vogël.

Për koalicion e partive opozitare „VLEN“ do të kishin votuar 7,7% e të anketuarve, ndërsa për Frontin Evropian të udhëhequr nga BDI, votën e tyre do të jepnin 6,9% e qytetarëve të anketuarve.

Për partinë e Majta mbështetjen e tyre do ta kishin dhënë 3,9 e të anketuarve. Për Partinë ZNAM të Maksim Dimitrievskit do të votonin 3,2% e të anketuarve.

Poashtu, 17,6 % e qytetarëve nuk mbështesin asnjërën prej partive, ose nuk do dalin të votojnë. Ndërkaq 22,6 % nuk ka dhënë asnjë përgjigje.

CPRC sipas rezultateve ka bërë edhe simulimin e numrave të deputetëve:

Koalicioni i VMRO-DPMNE 48 deputetë

Koalicioni i LSDM 32 deputetë

Koalicioni VLEN 16 deputetë

Koalicioni Fronti Evropian 14 deputetë

E Majta 5 deputetë

ZNAM 5 deputetë


Anketa është realizuar përmes telefonit në periudhën prej 8 deri më 13 prill të këtij viti me 1210 të anketuar, të përzgjedhur sipas një metode të rastësishme.
Hulumtimi është realizuar në nivel të gjithë territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut , duke u kujdesur për kriteret si: përbërja etnike, numri i votuesve, dhe shpërndarja gjeografike.

Margjina e gabimit +/- 3,0%. Rezultatet e anketës së realizuar, së bashkë me analizën e të dhënave e gjeni në grafikën e mëposhtme dhe e njëjta është e disponueshme në platformën online të Qendrës për Kërkime Politike dhe Komunikim.(INA)