Arda Guler me deklaratë të madhe pas kalimit të Real Madridit në finale të Superkupës së Spanjës

Real Madridi ka shpërthyer në Superkupën e Spanjës duke fituar ndeshjen kundër Atletico Madridit me rezultatin e mahnitshëm 5-3, duke siguruar një vend në finale.

Arda Guler u fut në vazhdime në derbin madrilen, ndërsa pas ndeshjes u shpreh i lumtur për mundësinë që iu dha nga Carlo Ancelotti.

“Ky është Real Madridi, kushdo që të jetë kundërshtari, nuk ka rëndësi. Ne luajmë për të fituar”, ka thënë Guler, kur u pyet në në finale e do Barcelonën apo Osasunën.

“Shpresoj çdo gjë të jetë shumë mirë për të gjithë ne. Ka një mbështetje të madhe nga Turqia. Faleminderit te gjithëve. Ditë të mira po vijnë për ne”, shtoi ai me entuziazëm.Arda Guler gjithashtu se ka pasuar një periudhë të vështirë me lëndimin, por që tani shpreson të kontribuoj më shumë në skuadër.

“Unë kam qenë i lënduar për 5-6 muaj. U shërova nga lëndimi dhe trajneri ynë më futi menjëherë në skuadër dhe më la të luaj. Kjo fitore është një kthesë pozitive për mua, dhe jam i lumtur që mund të kontribuoj për suksesin e skuadrës,” përfundoi sensacioni turk me krenari.