Lionel Messi e ka fituar Topin e Artë për herë të tetë në karrierë, që është një arritje historike dhe në të njëjtën kohë një rekord.
Asnjë lojtar në histori të futbollit nuk ka arritur të fitojë kaq herë çmimin më të madh individual.
Argjentinas ia doli të mposhte Erling Haalandin dhe Kylian Mbappen për të fituar çmimin prestigjioz.
Argjentinasi e kompletoi futbollin e tij në Katar kur udhëhoqi Argjentinën drejt fitimit të Kupës së Botës, ndërsa gjithashtu shënoi shtatë gola dhe u shpall lojtari i turneut në pesë përballje.
2) Erling Haaland
Sulmuesi norvegjez pati sezonin më të mirë debutues që kemi parë në Evropë për një kohë të gjatë. Haaland shënoi 52 gola në 53 ndeshje për Manchester Cityn. Golat e tij ndihmuan Citizens të fitonin tripletën. Nëse Messi nuk do t’i mposhte të gjithë në Kupën e Botës, Haaland do të ishte fituesi i qartë i çmimit këtë vit.
Për të kompensuar Haalandin, UEFA e shpalli lojtarin më të mirë në Evropë për vitin 2023.