Astrit Iseni realizoi takim pune me Masimo Pani, Oficer Ndërlidhës dhe Ekspert i Sigurisë në Ambasadën e Republikës Italiane

Zv/Ministri i Punëve të Brendëshme në RMV, Astrit Iseni realizoi takim pune me Masimo Pani Oficer Ndërlidhës dhe Ekspert i Sigurisë në Ambasadën e Republikës Italiane, transmeton bashkë.tv.

 

Postimi i plotë nga Zv/Ministri i Punëve të Brendëshme në RMV, Astrit Iseni:
“Sot në takim pune prita z. Masimo Pani-n, Oficer Ndërlidhës dhe Ekspert i Sigurisë në Ambasadën e Republikës Italiane në Shkup.
Gjatë takimit biseduam për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Italiane, i cili në vazhdimësi zhvillohet në frymën e marrëdhënieve tradicionalisht të mira miqësore mes dy vendeve.
Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh, theksova aktet tashmë të nënshkruara dypalëshe me Republikën Italiane dhe e informova z. Pani se procedura për nënshkrimin e dy akteve bilaterale është në proces, me theks të veçantë të Marrëveshjes për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve që është me interes të madh për qytetarët e Maqedonisë së Veriut që qëndrojnë dhe jetojnë në Republikën Italiane.
Njëherit, i falënderova ata për përfshirjen e tyre në projektin aktual në kuadër të IPA Programit nacional si dhe Projektit rajonal që ndanë mjete për stërvitjen e ardhshme simuluese që do të mbahet në tetor të këtij viti në Ohër.
Takimin e përfunduam me bindje se bashkëpunimi i ndërmjetësuar nga Ambasada e Republikës Italiane në Shkup, është në nivel jashtëzakonisht të lartë, me tendencë që të zhvillohet edhe në të ardhmen.” – thotë Iseni

 

https://www.facebook.com/share/p/nK44Ynp7iTCL27q7/