Atletico Madrid është skuadra e fundit që siguron një biletë për në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit.
Los Colchoneros triumfuan me rezultatin 1-0 teksa heroi i madrilenëve ishte Memphis Depay i cili realizoi në minutën e 79. Holandezi shfrytëzoi një pasim nga Correa dhe me portën e boshatisur nuk e pati të vështirë për të shënuar.
Për t’u theksuar edhe fakti se Atletico Madrid iu anuluan dy gola për pozicion jashtë loje teksa Griezmann shpërdoroi një penallti në pjesën e parë. Në fund, Sevillës iu akordua një penallti, por VAR ndërhyri dhe arbitri e ktheu vrndimin duke ndezur festën në Wanda Metropolitano.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Diego Simeone do të presë shortin e së premtes për të mësuar kundërshtarin në gjysmëfinale ndërsa të kualifikuara në këtë raund janë Mallorca, Real Sociedad dhe Athletic Bilbao. /Supersport