Bardhi shënon gol në përmbysjen e madhe të Trabzonsporit

Ekipi i Trabzonsporti ka arritur të shënojë fitore kundër Gaizantepit me rezultatin 4:2 në kuadër të xhiros së 34 të Superligës Turke, ndërsa golashënues ka qenë edhe kapiteni i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi.

Futbollisti shqiptar barazoi rezultatin përkohësisht në 2:2, duke shënuar gol në minutën e 65-të. Ndërkohë 3 golat tjerë në fitoren e Trabzonsporit i shënoi Paul Onuaçu.

Për Enis Bardhin ky ishte goli katërt që shënon për Trabzonsporin në këtë sezon në Superligën e Turqisë. Pas kësaj fitore, Bardhi me Trabzonsporin renditen në pozitën e tretë me 58 pikë të tubuara.

Dhe në katër javë para përfundimit të sezonit, Tranbzonspori është në rrugë të mirë që të sigurojë një vend në Ligën Evropa, pasi që ka 6 pikë më shumë se Bashakshehiri dhe 7 më shumë se Beshiktashi.