Bekim Qoku
Në qoftë se me politikë kuptojmë sferën e kolektives, interesin e përgjithshëm, BDI-ja nuk është më parti poltike.
Me bindje të thellë pohoj se ky grupacion është shndërruar tashmë në një kompani aksionare, që për qëllim të vetëm ka pasurimin e “bordit të saj drejtues”, pra funksionarëve të saj të ngushtë dhe të kënaqë klientët e saj.
Të gjithë, po them të gjithë ata që kanë bashkëpunim dhe synojnë bashkëpunim me këtë parti-kompani e kanë vetëm për synim të pasurojnë veten dhe familjen e tyre të ngushtë. Nuk i ka mbetur asnjë grimë dimensioni politik. Kush e përmend fjalën politikë bashkë me BDI, ta dini që gënjen rëndë.
Domethënë, nëse dikush ju arsyeton bashkëpunimin me BDI me argumente politike, lirisht thoni: lëri këto budallallëqe, po më thuaj sa pare keni bërë deri tani me këtë parti, ose sa pare ju ka premtuar se do të bëni.