Befason Messi: Inter Miami do të jetë klubi i fundit

Lionel Messi ka bërë një deklaratë befasuese.

Sulmuesi argjentinas ka thënë se do ta mbyll karrierën në Amerikë, pasi Inter Miami do të jetë klubi i tij i fundit.

“Inter Miami do të jetë klubi im i fundit, po. Nga sot, do të jetë e fundit për mua. Më pëlqen të luaj futboll, më pëlqen çdo gjë shumë më tepër sepse jam i vetëdijshëm se çdo herë ka gjithnjë e më pak”, tha Messi për ESPN.

36-vjeçari po kalon sezonin e dytë te Inter Miami, derisa këtë vit ka shënuar 12 gola dhe ka bërë 14 asistime në 12 ndeshje.