Oatzempic është tendenca më e fundit për dobësim që po qarkullon kudo në TikTok. Emri, sigurisht që ka një lidhje me ozempic, ilaçin që u përdor edhe nga shumë emra të famshëm për të ulur kilogramët e tepërt.
Oatzempic lidhet me tërshërën dhe nëse trendi ndiqet me përpikmëri mund të humbisni deri në 40 kilogramë për dy muaj.
Çfarë është oatzempic?
Oatzempic është një pije e thjeshtë e përzier me ½ filxhan tërshërë, 1 filxhan ujë, pak kanellë dhe lëngu i një lime. Kjo pije rregullon sheqerin në gjak dhe ul oreksin, duke çuar kësisoj në humbje peshe.
A mund t’ju ndihmojë tërshëra të humbni peshë?
Njerëzit në TikTok po pinë #oatzempic për të humbur peshë sepse kanë ditën e martesës afër, ose duan atë trupin tipik veror shumë shpejt. Disa e pinë çdo ditë dhe pohojnë se kjo i mban të ngopur, gjë që nuk është për t’u habitur duke pasur parasysh fibrat e tërshërës. Hulumtimet tregojnë se fibra beta-glukan që gjendet te tërshëra ndikon pozitivisht në hormonet që rregullojnë urinë dhe oreksin.
Oatzempic ka rreth 140 kalori, më pak se shumica e një vakti që konsumojnë njerëzit në një ditë. Si rezultat, pirja e lëngut të tërshërës si një zëvendësues i vaktit rezulton në një defiçit kalorish dhe mund të shkaktojë humbje peshe.
Por, sa tërheqëse tingëllon humbja e shpejtë e peshës, duket se asnjë pije apo ushqim nuk mund t’ju ndihmojë të humbni kilogramët në mënyrë magjike. Humbja e peshës varet edhe nga ndryshimet e vogla të dietës, si edhe ushtrimet në palestër apo në natyrë me kalimin e kohës.