Cilat ishin nënshkrimet më të mira të afatit kalimtar të janarit – Armando Broja zë një vend të mirë në listë

Nuk pati transferime të mëdha vonë natës në ditën e fundit të afatit kalimtar siç ka ndodhur në të kaluarën.

Pavarësisht afatit kalimtar të janarit më të qetë në vitet e fundit, disa marrëveshje potencialisht vendimtare u nënshkruan gjatë gjithë muajit.

Kishte goditje interesante nga disa klube, të cilat i gjeni të renditura më poshtë.

1/ Timo Werner: Nga RB Leipzig te Tottenham Hotspur (huazim)

Gjermani Timo Werner u rikthye në Ligën Premier pasi Tottenham nënshkroi sulmuesin në huazim nga RB Leipzig deri në fund të sezonit.

Marrëveshja për 27-vjeçarin mund të bëhet e përhershme në verë.

2/ Jadon Sancho: Nga Manchester United në Borussia Dortmund (huazim)

Anglezi Jadon Sancho ka shkuar në huazim te Borussia Dortmund për pjesën tjetër të sezonit.

Anësori u përpoq të bënte përshtypje që kur u largua nga Gjermania për në Old Trafford, por trajneri i Man United, Erik ten Hag, nuk e pëlqente.

3/ Armando Broja: Nga Chelsea në Fulham (huazim)

Përpjekja e Fulham për të shmangur rënien nga kategoria do të rritet me ardhjen e Armando Brojës në huazim për pjesën tjetër të sezonit.

22-vjeçari ka shënuar vetëm dy gola në 19 paraqitje për Chelsean këtë sezon.

 4/ Kalvin Phillips: Nga Manchester City në West Ham (huazim)

Mesfushori anglez, Kalvin Phillips, ka pasur vështirësi për të luajtur në Manchester City këtë sezon, për këtë gjë kaloi te West Ham.

28-vjeçari ka marrëveshje gjashtëvjeçare me Man Cityn dhe me gjasë do të kthehet në ‘Ethihad’ në verë.

5/ Jordan Henderson: Nga Al Ettifaq te Ajax (transferim i përhershëm)

Një tjetër mesfushor i Anglisë që bëri lëvizje është Jordan Henderson, i cili është larguar nga Saudi Pro League pas vetëm gjashtë muajsh.

33-vjeçari ka nënshkruar një marrëveshje dyvjeçare e gjysmë me skuadrën holandeze Ajax.

6/ Eric Dier: Nga Tottenham Hotspur në Bayern Munich (huazim)

Eric Dier ka ndjekur Harry Kane nga Tottenham Hotspur te Bayern Munich në formë huazimi deri në fund të sezonit.

29-vjeçari ka luftuar për t’u futur në skuadrën e Spurs këtë sezon nën drejtimin e trajnerit të ri Ange Postecoglou, ku bëri katër paraqitje.

 7/ Donny van de Beek: Nga Manchester United në Eintracht Frankfurt (huazim)

Donny van de Beek më në fund ka gjetur një rrugëdalje nga Manchester United duke nënshkruar për Eintracht Frankfurt si huazim për pjesën tjetër të sezonit.

Lëvizja e huazimit vjen me opsion për ta kthyer transferimin në një marrëveshje të përhershme.

8/ Carlos Alcaraz: Nga Southampton te Juventusi (huazim)

Carlos Jonas Alcaraz Duran është lojtar i ri i Juventusit dhe vjen si huazim nga Southampton deri më 30 qershor 2024.

Mesfushori 21-vjeçar argjentinas është bashkuar me Zonjën e Vjetër si huazimi gjashtëmujore me vlerë 3.74 milionë euro dhe për blerjen e fundit, klubi italian duhet të paguajë 49.14 milionë euro.

9/ Radu Dragusin: Nga Genoa te Tottenham Hotspur (transferim i përhershëm)

Mbrojtësi rumun, Radu Dragusin, ka kaluar nga skuadra italiane Genoa në Tottenham Hotspur për 29 milionë euro.

21-vjeçari do të forcojë mbrojtjen e Spurs duke pasur parasysh huazimin e Eric Dier te Bayern Munich.

10/ Hannibal Mejbri: Nga Manchester United në Sevilla (huazim)

Tuniziani, Hannibal Mejbri, i është bashkuar Sevillas në formë huazimi nga Manchester United për pjesën e mbetur të sezonit.

20-vjeçari ishte lidhur me shumë klube evropiane dhe kishte zgjedhur të mos bashkohej me skuadrën e Tunizisë për Kupën e Kombeve të Afrikës.