Digjet vetura e Kozakut, personazhit të njohur në “Tik Tok”

Një makinë është djegur orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë, në zonën e Alliasit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:50. Mjeti mësohet se është në pronësi të Kozak Bracit, një nga personazhet e njohur në “Tik Tokt”, i cili pretendon se ngjarja ka qenë e qëllimshme.

Ka qenë vetë Kozaku ai që njoftoi për ngjarjen me anë të një postimi në rrjete sociale ka treguar për rastin.

Në pamjet e publikuara teksa makina digjet, Kozaku ka deklaruar se nëse shteti nuk e gjen autorin, do e gjejë vetë.

Njoftimi i policisë

Më datë 02.12.2023, rreth orës 02:50, në Allias, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar të shtetasit K. B., 30 vjeç, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.