Dy oferta nga Turqia dhe një nga La Liga, Enis Bardhi afër të vendos për të ardhmen

Kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi është në kërkim të një skuadre të re gjatë afatit kalimtar të janarit.

Tashmë është vendosur që Bardhi nuk ka vend në skuadrën e Trabzonsporit dhe shqiptari është në kërkim të një klubi të ri, shkruan Indeksonline

Siç mësohet, tashmë Bardhi ka marrë disa oferta dhe janë dy nga klubet turke dhe një nga La Liga.

Klubet turke që janë interesuar për shërbimet e mesfushorit me prejardhje shqiptare, janë: Bodrumspori dhe Eyupspori, kurse ajo nga La Liga ende nuk dihet.

Madje, Bodrumspor është skuadra që ka ofruar një pagë prej 950 mijë eurove në vit për futbollistin e Trabzonit.

29-vjeçari ka kontratë me Trabzonin deri në fund të këtij sezoni, por skuadra i ka dhënë leje të gjejë klub të ri gjatë këtij afati.

Vlera e lojtarit në sajtin e njohur “Transfermarkt” është plotë 4.7 milionë euro.