E thonë ekspertët/ Ja sa orë këshillohet të punoni dhe pushoni në ditë

Studimet e ndryshimet tregojnë se si të balanconi angazhimet e përditshme për një mirëqenie të plotë dhe efektive.

Në një botë gjithnjë e më të furishme, gjetja e ekuilibrit të duhur midis punës, pushimit dhe jetës personale mund të duket si një sfidë më vete. Për fat të mirë, shkenca na vjen në ndihmë, pasi hulumtimet e fundit kanë zbuluar sekretin për të pasur një jetë më të shëndetshme në harmoni me trupin tuaj.

A po pyesni se cila është formula magjike? E thjeshtë: Ndani orët e ditës në mënyrë strategjike, duke i kushtuar kohën e duhur pushimit, gjumit, qëndrimit në këmbë dhe ushtrimeve. Studiuesit në “Swinburne University of Technology” dhe “Baker Heart and Diabetes Institute” në Australi kanë zbuluar se si duhet të ndajmë secilën prej ditëve 24-orëshe në segmente të dedikuara për punën, relaksin, fjetjen etj.

Sa orë duhen për të punuar, pushuar dhe lëvizur:

-6 orë ulur, 5 orë e 10 minuta qëndrim në këmbë

-8 orë e 20 minuta gjumë

-2 orë e 10 minuta aktivitet fizik me intensitet të ulët

-2 orë e 10 minuta aktivitet fizik mesatar dhe intensiv

Duket se ky studim sjell një mesazh të rëndësishëm: Duhet të kalojmë më shumë kohë duke lëvizur ose duke qëndruar në këmbë dhe më pak kohë ulur.