Pas vendosjes së emrit të Talat Xhaferit për kryeministër teknik 100 ditësh, ka reaguar me një analizë të gjatë politike diplomati Arsim Zekolli, i cili dyshon se ai është propozim i partisë shqiptare në pushtet, por i LSDM-së në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare.
‘Emërimi i Talat Xhaferit per ‘techno-PM’ ceremonial është konform statusit të BDI si perfaqesuese teknike shqiptare. Sikur i pari, ashtu dhe të dytët, nuk burojnë nga vullneti shqiptar, por nga makijavelizmi i establishmentit maqedonas’ shkruan Zekolli në analizën e tij në orofilin orivat të FB.
Zekolli thotë se emërimi Talat Xhaferit ishte i imponuar fillimisht pas refuzimit të Naser Ziberit i cili në vend të një mandati 3 mujor teknik, ka përzgjedhur madatin 7 vjeçar të luajtjes së rolit të Avokatit të Popullit.
‘Emri i Talat Xhaferit vie pas dështimit të Ali Ahmetit të emëron Teuta Arifin, pas spastrimit të saj moralo-politik në ShBA, pastaj për shkak të refuzimit kategorik nga “miqtë e tanë ndërkombetarë”, të Artan Grubit (poashtu i refuzuar) si dhe vetos mbi emërimin e Bujar Osmanit, nga klani Grubi’ shkruan Zekolli.
Zekoli më tej shkruan se në skenën tonë politike të degjeneruar, nuk mund te thuhet se BDI nuk ka kuadro për poste, por se në skenën diplomatiko-politike, BDI ka probleme të mëdha, thelbësore dhe ekzistenciale me cilësinë e kuadrove, sepse emrat e parisë së kesaj partie janë dekor i rregullt në të gjitha skemat ndërkombetare të krimit ekonomik dhe krimit politik.