Escobar sot në Kosovë, takohet me Osmanin

Emisari special i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Gabriel Escobar, do të jetë sot (e mërkurë) për vizitë në Prishtinë. Gjatë vizitës së tij, Escobar do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Në orën 10:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim përfaqësuesin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar”, thuhet në njoftim.

Pas takimit, pritet të ketë konferencë për media.