“Faleminderit Shaq!” | Xherdan Shaqiri nuk do të jetë më pjesë e futbollit amerikan, klubi me njoftim zyrtar

Xherdan Shaqiri ka përfunduar aventurën e tij në futbollin amerikan. Lajmin e ka bërë publik vetë klubi i tij Chicago Fire FC, i cili ka njoftuar se klubi dhe Xherdan Shaqiri kanë rënë dakord për të ndërprerë bashkëpunimin.

Gjithashtu ata nuk nguruan edhe të falënderonin Shaqirin për kontributin e tij këto dy sezone

Shaqiri luajti për dy sezone në MLS (futbollin amerikan), duke koleksionuar gjithsesj 69 ndeshje dhe realizuar 14 gola.