Forumi i Gruas i VLEN në Shkup organizoi Konferencë Rajonale, e pranishme Albulena Haxhiu ministre e Drejtësisë së Kosovës dhe kryetare e Forumit të Gruas të Vetëvendosjes

Forumi i Gruas i VLEN mbajti në Shkup Konferencë Rajonale me temë “Gratë në vendimarrje si cilësi e demokracisë”.

Në këtë konferencë morrën pjesë pjesmarrëse nga  koalicioni VLEN si dhe kandidatet gra nga ky koalicion e po ashtu të ftuar special nga rajoni sikurse Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu, njëherit edhe kryetare e forumit të gruas të  Vetëvendosjes si dhe Ardita Saqipi anëtare e kryesisë së PVD, Preshevë.

Haxhiu dhe Saqipi vlerësuan veprimtarinë e kolegeve të tyre nga Maqedonia e Veriut, megjithatë ato inkurajuan që zëri grave të jetë më i zhvilluar në veprimtarinë e partive politike si dhe të avancohet në institucionet e shtetit.

Kjo konferencë për qëllim kishte ngritjen e vetëdijesimit, përfaqësimin e denjë të grave në vendimarrje politike në shtetet demokratike si cilësi demokratike e tyre.