Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu sot ka pritur në takim Elona Ebibin, një nga studentet më të mira të mjekësisë.
Kjo është Leona Ebibi, studente e vitit të fundit në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup dhe me notën më te madhe mesatare 9.7 në mesin e gjithë studentëve të mjekësisë.
Për mua ishte kënaqësi e madhe që mirëprita Leonën dhe mes tjerash bashkëbiseduam për faktin se sa me rëndësi është që ne të gjithë si shoqëri ti mbështesim të rinjtë tanë në rrugëtimin e tyre drejt sukseseve.
Ajo që dua të përçojë si porosi dhe që më erdhi si inspirim nga takimi me Leonën është fakti se ne kemi rini të mrekullueshme dhe padiskutim duhet të punojmë e të angazhohemi me këmbëngulje që atyre tua mundësojmë të gjitha kushtet e nevojshme që asnjëherë mos t’ju shkojë mendja të braktisin vendin.
E Leona le t’ju shërbejë të gjithë të rinjve si një shembull i shkëlqyeshëm.