Gashi, Kasami dhe Mexhiti bashkëbisedim me mërgimtarët në Zvicër

Liderët e tre partive të koalicionit të Lidhjes Europiane për Ndryshim, Afrim Gashi, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti kanë vazhduar takimet e tyre me përfaqësues të ndryshëm në vendet europiane.

Së fundi, ata janë takuar me mërgimtarët në Bern të Zvicrës, ku janë pritur nga një numër shumë i madh i mërgimtarëve.

“Sonte qëndruam në Bern, në Xhaminë Ikre, ku mërgimtarët tanë na pritën krahëhapur dhe shfaqën interes të jashtëzakonshëm me prezencën e tyre masovike. Shtruam shumë çështje që duhen zgjidhur, qamë hallet tona të përbashkëta për braktisjen e vatrave dhe u njohëm nga afër me propozimet dhe potencijalin e diasporës për të pasur rol më të drejtëpërdrejtë në zhvillimet në vendin tonë”, thuhet në njoftimin e Lidhjes Europiane për Ndryshim.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0RSNgHkqwwxbUziRf5HFHmd6TtW9p9AQTTR6ioaLDwpGyZw4EM5Wm4ayv8MXq2Ahrl&id=100044857800537&mibextid=Nif5oz