Gashi: Pas Car Dushanit dhe Gruevskit, do ta rrëzojmë edhe aleatin e Vuçiqit

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, në tubimin qendror të VLEN-it në Tetovë, tha se sonte qëndron ballëhapur para të gjithëve pasi gjatë rrugëtimit të tij politik askënd nuk e ka gënjyer.

“Ne e kemi bërë atë që kemi besuar. Atë për të cilën kemi qenë të sigurtë se ka qenë e moralshme dhe të bindur se asnjhëerë nuk i kemi hyrë në hak askujt. Mund të mos i kemi kryer punë gjithkujt, sepse nuk kemi mundur gjithnjë. Por jam i sigurt se askënd nuk e kemi mashtruar, askën kurr nuk e kemi gënjyer. Jam aj Afrim Gashi që dola ta rrëzoj Car Dushanin, jam po aj Afrim Gashi që dolëm ta rrëzojmë Nikolla Gruevskin dhe po ai jam që sonte ballë kësaj përpjekje që ta rrëzoj mikun e Gruevskit dhe aleatin e Vuçiqit”, deklaroi Gashi. /SHENJA/