Berat Gjimshiti, kapiteni i Kombëtares kuqezi, ka shkruajtur historinë me Atalantën, duke u bërë edhe lojtari i parë në histori të Shqipërisë që fiton trofeun e UEFA Europa League.
Në finalen e madhe të Dublinit në “Aviva Stadium” Atalanta mposhti Bayer Leverkusen me rezultatin e thellë 3-0, ndërsa Berat Gjimshiti udhëhoqi skuadrën si kapiten drejt triumfit historik.