Hapat se si të dëgjoni video nga Youtube derisa telefoni juaj qëndron i kyçur

Një zgjidhje e re ka dalë në horizont për ata që shpesh dëgjojnë video nga Youtube.

Përmes një “mashtrimi” të thjeshtë dhe legal, ju mund të shijoni videot tuaja të preferuara, edhe kur jeni duke bërë diçka krejtësisht tjetër në telefonin tuaj.

Procesi është i thjeshtë dhe nuk kërkon instalimin e asnjë aplikacioni shtesë.

Gjithçka që ju nevojitet është Google Chrome, të cilën shumica e përdoruesve e kanë në telefonin e tyre.

Në momentin që e zgjidhni videon që dëshironi, në këndim e sipërm djathtas klikoni “Desktop Site”, dhe mund të dilni nga Youtube.

Videoja juaj do të ndalet për një moment, por thjesht rrëshqitni shpejt nga lart-poshtë (ku janë njoftimet) dhe luani sërish videon.

Shpresojmë që ky truk t’ju ndihmojë, na tregoni në komente nëse e keni provuar.