I dehur në timon dhe me kartë identiteti false, arrestohet italiani në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar një shtetas italian për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Në pranga u vu shtetasi italian M. F., 49 vjeç, banues në Spanjë.

Nga verifikimet dhe kontrollet u konstatua se ky shtetas drejtonte automjetin, në gjendje të dehur, dhe se posedonte një kartë identiteti false.