Ibrahim Kolari: Dibranët do ta bëjnë ndryshimin, edhe ata nga Amerika e Evropa thonë se tani është koha

Veprimtari dhe biznesmeni i njohur dibran, Ibrahim Kolari në një bisedë për INA thotë se Dibra dhe dibranët kësaj radhe duhet ta bëjnë ndryshimin, sepse është nevojë dhe vlerë e demokracisé, siç e ka Amerika.

Ibrahim Kolari nuk e harroi kurrë vendlindjen. Ai ka investuar nga Amerika në Dibër, për më shumë se dy dekada, por ishte kandidat i pavarur për kryetar të Dibrës në zgjedhjet lokale të vitit 2013,

Kolari ishte zë i dibranëve dhe çështjes shqiptare për shumë vite në ShBA, duke qenë anëtar i shoqatës “Vatra”, Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane të ish-kongresistit Joe Dioguardi, por edhe kryetar i Shoqatës Atdhetare “Dibra” në New Jork.

“Në këto zgjedhje votuesit dibran duhet që më 8 maj të votojnë për ndryshim. Sepse Dibra ka nevojë për ndryshim dhe një frymë të re të qeverisjes. E them këtë, ngase për më shumë se dy dekada si një ndër investitorët e parë në Dibër, më vjen keq, dhe ndijej një dhimbje për qytetin tim, kur shikojë se çfarë mundësish dhe resurses ka vendi ynë, me më shumë mundësi të ndryshojë gjithçka, që Dibra të zhvillohet. T’ia kthejmë besimin dhe shpresën qytetarëve të mrekullueshem të Dibrës, dhe për të bërë më të mirën. Përndryshe rinia dibrane do të ikë sepse nuk sheh shpresë me këtë qeverisje aktuale që nuk sjell ndryshim”, thotë Kolari.

Ai thekson se si një emigrant në Amerikë, gjithmon ka punuar e jetuar duke e kthyer “kokën” prapa, në vendlindje, për të kontribuar dhe për të bërë diçka të mirë për Dibrën dhe dibranët.

“Dibrën, e kanë bërë historikisht dibranët, dhe e kanë mbajtur vetëm dibranët. Sespse, çdo qeveri dhe pushtet që ka kaluar prej kohës së ish Jugosllavisë, dhe më pas me ndarjen e Maqedonisë, është konsideruar si “Zorrë qorre” e pushtetarëve. Në Dibër, nëse është bërë diçka që nuk duhet mohuar – është bërë vetëm në fushata dhe në kohë fushate. Më pas janë vet dibranët, që me remenitecat e tyre, kanë dhënë një ndihmë të madhe në jetën e dibranëve, familjeve të tyre, duke i ndihmuar vazhdimisht”, theksoi veprimtari dibran që tani është pjesë e ekipit të ndryshimit me koalicionin VLEN.

Sipas tij, tani është shumë e thjesht, vetëm të votohet ndryshimi, dhe Dibra të ndryshohet. Ai thotë se në këtë fushatë jo vetëm dibranët, por në shumë vendbanime vërejmë se sërish njerëzit janë të frikësuar, ju mungon liria e fjalës, të shprehen lirshëm, mbase jemi në demokraci dhe jo totalitarizëm.

“Po qese të votohet ndryshimi, më 8 maj, i cili mendojë unë se do të vjen kësaj radhe do të kemi projekte konkrete për zhvillim më të fuqishëm ekonomik, ku ekonomia, punësimi dhe mirëqenia është çelësi i zhvillimit të kësaj komune. Ne jemi për një mirëqenie më të mirë,për punësimin e të rinjëve, e të rejave, që të mos e lëshojnë më Dibrën. Shfrytëzimin e resurseve të panumërta e të mrekullueshme që ka Dibra. Shfrytëzimi i mjediseve publike, trajtimi dhe grumbullimi i mbetjeve në Komunën e Dibrës, ruajtjen e qytetit nga ndotja mjedisore, nga degradimi, dhe luftë burokracisë. Së fundi motiv mund të jetë edhe ajo se Dibranët nuk kemi më nevojë më për eksperimente, por kemi nevojë për ndryshim dhe frymë të re, të çlirohen njerëzit për të shprehur lirshëm fjalën e tyre dhe për të qenë pjesë e propozimeve për ndryshimin dhe Dibra të bëhet sa më mirë, si një urë lidhjeje mes trevave tona andej dhe këtej kufirit”, tha Kolari.

Ai shton se sa i njeh dibranët e Amerikës, jo vetëm ata që kan ndikim te familjet e tyre, nëse votojnë kësaj radhe do të votojnë me bindje vetëm ndryshimin.(INA)