Instagrami jashtë funksionit, përdoruesit thonë se nuk po mund të komentojnë në postimet e tyre

Sipas DownDetector, përdoruesit e Instagramit në Shtetet e Bashkuara janë duke raportuar probleme me platformën.

DownDetector, që gjurmon problemet teknike, raporton se problemet u shfaq në orët e para të mëngjesit, ku një numër i madh i përdoruesve që raportuan problemet ishin nga Los Angeles e deri në New York, transmeton Telegrafi.

Disa prej tyre thonë se u shfaqej mesazhi “të lutem provo sërish”, duke u pamundësuar të komentojnë në postimet e tyre.

Një përdorues shkroi se “nuk po e lë të komentoj, pavarësisht se është postimi i tij”, e një tjetër tha se “Instagrami është jashtë funksionit”.

Deri më tani nga Meta nuk është lëshuar ndonjë komunikatë lidhur me këtë problem, ndërsa probleme të ngjashme janë raportuar javë më parë kur Facebook, Instagram dhe Threads ishin jashtë funksionit për më shumë se një orë.