Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Fatmir Iseni reagon mbi patrullimin e policëve e shteteve fqinje në RMV, mes tjerash ai potencon se për momentin patrullim në RMV kemi polic nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe së fundmi Serbia, transmeton bashkë.tv
Reagimi i plotë si në vijim:
“Reagim
Që nga viti 2014 në RMV gjatë sezonit të verës patrollojnë policë nga vendet fqinje siç janë Kosova, Shqipëria, Mali i Zi e Serbia
Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut intensivisht bashkëpunon me shtetet fqinje në mënyrë të shkelqyer në fushën e sigurisë duke nënshkruar marrëveshje, protokole dhe memorandume bashkëpunimi. Ne vazhdën e këtij bashkëpunimi policor, Ministria e Punëve të Brendshme ka nënshkruar edhe protokolle bashkëpunimi gjatë sezonit turistik të vitit 2014 me këto shtete: Shqipëria, Kosova, Kroacia, Mali i Zi dhe Serbia. Këto protokole janë implementuar intensivisht dhe çdo sezon turistik bëhet shkëmbimi i zyrtarëve policor në vendet turistike. Për momentin në Maqedonine e Veriut, konkretisht në Ohër, gjenden zyrtarë policor nga Shqipëria dhe ne bazë të reciprocitetit kemi zyrtarë policorë nga MPB-ja e RMV-së edhe në Shqipëri, në Mal të Zi dhe tani nga Serbia.” – thotë zëvendësministri i MPB, Astrit Iseni
https://www.facebook.com/share/p/objV99jQjuhJ2CVs/?mibextid=xfxF2i