Iseni: komuna e Likovës me dy penda, pa ujë të pijshëm, 20 vite premtime (VIDEO)

Profesori universitar dhe anëtari i lartë i Lëvizjes Demokraktike (LD), Astrit Iseni përmes një postimi në rrjetet sociale ka shtruar pyetjen se pse komuna e Likovës ende nuk e gëzon ujin e pijshëm, edhe pse dy pendat shtrihen në territorin e saj dhe se premtimet janë për 22 vite.

“Një ndër kushtet themelore për jetesë të shqiptarëve që jetojnë në Komunën e Likovës është pikërisht uji i pijshëm. Edhe pse 22 vite pushtetarët premtuan, ende nuk pikon asnjë pikë uji në çeshmat e fshatit Likovë dhe fshatrave për rreth. Banorët e këtyre fshatrave hasin gjithashtu në vështirsi ekonomike, shkaku se duhet të investojnë shuma të majme në hapjen e puseve për ujë të pijshëm. Boll mo me rrena”, ka shkruar Iseni.

https://www.facebook.com/astrit.iseni.35/videos/3585456575000848

https://www.facebook.com/astrit.iseni.35/videos/3585456575000848/?ref=embed_video&t=9