Ish-ambasadori shqiptar Arben Çejku: Izet Mexhiti një nga protagonistët kryesor që ringjalli ndjenjat kombëtare tek shqiptarët në Shkup

Në emisionin Now në televizonin Euronews Albania ish ambasadori shqiptar në Maqedoninë  e Veriut z.Arben Çeku e glorifikoi personalitetin e kryetarit të Lëvizjes Demokratike z.Izet Mexhiti , duke e cilësuar si protagonist kryesor që ka ngjallur ndjenjat kombëtare në Shkup.

“z.Mexhiti ka qenë protagonisti kryesor që ka ringjall ndjenjat kombëtare tek shqiptarët në Shkup, BDI për herë të parë do të ketë  përball një opozitë të konsiluduar dhe me personalitet si z.Mexhiti dhe të tjerë që e njohin BDI në nga brenda dhe fakti që janë bashkuar në koalicionin opozitar VLEN dhe kanë përkrahjen e kryeministrit të Kosovës z.Albin Kurti ngjall ethet e humbjes tek BDI ja dhe emocionet e fitores tek përkrahësit e koalicionit VLEN”