Ish-ushtari i UÇK-së në paraburgim, Mexhiti: Po punojmë larg mediave që të lirohet Blerim Ramadani

Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti tha se po punojnë që të lirohet ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani, i cili është në paraburgim, pasi u arrestuar nga autoritetet e RMV-së me kërkesë të Interpolit të Serbisë, përcjell TV21. Mexhiti tha se BDI po përpiqet që ta paraqesë këtë si rasti i parë i këtij lloji, ndërsa përmendi rasti Morina e Dugolli në të kaluarën.

“Neve na vjen keq dmth që ka ndodhur kjo, mirëpo po punojmë përditë, pa pompozitet, larg mediave, që të merr epilogun e drejtësisë, të jetë i lirë si të gjithë të tjerët”, tha mes tjerash Mexhiti./tv21.tv

https://www.facebook.com/TV21Videos/videos/1157792458769570/?ref=embed_video