Kanë filluar sot ndeshjet e rrethit të dytë të fazës së grupeve në Kampionatin Botëror të basketbollit 2023.
Në Grupin I, Italia e ka tronditur Serbinë, duke e mposhtur pas një kthese të madhe me rezultat 78:76.
Azzurrët u dëshmuan edhe një herë të jashtëzakonshëm përballë Serbisë, duke e mposhtur për herë të katërt në pesë ndeshjet e fundit mes tyre.
Pas Eurobasketit dhe kualifikimit në Lojërat Olimpike, italianët mposhtën edhe serbët edhe në Kampionatin Botëror.
Fontecchio me 30 pikë të shënuara ishte më i miri, ndërsa Spissu shtoi 14 dhe Datome 10.
Ndeshja tjetër e këtij grupi i takoi Porto Rikos që fitoi ndaj Republikës Dominikane me rezultat 102:97.
Grupit I tashmë është në baraspeshë pasi të katër ekipet kanë nga 7 pikë.
Ndeshjes e Grupit J mes Malit të Zi dhe SHBA-së, doli të jetë më e fortë se sa ishte menduar.
Favoriti i parë i turneut dhe seleksionimi i pathyeshëm i SHBA-ve ishte duke humbur nga malazezët në pjesën më të madhe të ndeshjes, por në çerekun e tretë SHBA-të u kthyen në lojë dhe fituan 85-73.
Anthony Edwards shënoi 15 pikë, ndërsa Bridges, Haliburton dhe Reaves shtuan nga 10 secili.
Nga ky grup fitore ka shënuar edhe Lituani, që ishte larg më e mirë se Greqia duke triumfuar me shifrat 92-67.
Sa i përket Grupit K, Sllovenia mundi pa problem Australinë me rezultat 91:80.
Slloveninë drejt fitores e dërgoi Luka Donçiq, i cili e përfundoi ndeshjen me 20 pikë, i ndjekur nga Tobey, i cili përfundoi me 18 pikë.
Në një tjetër ndeshje të zhvilluar sot nga ky grup, Gjermania mposhti Gjeorgjinë me rezultatin 94:69, ku justifikoi rolin e saj si favorit absolut.