Izet Mexhiti nga Kumanova: Vazhdojmë me takimet tona me qytetarë, bashkëmendimtarë e përkrahës! (FOTO)

Lideri i Lëvizjes Demokratike z. Izet Mexhiti sonte u mirëprit nga vëllezërit dhe bashkëmendimtarët e njejtë nga Kumanova të cilët duan ndryshim në Qeverisjen e vendit. Mexhiti thotë se është koha për ndryshim dhe këtë e shef edhe si një dëshmi me takimet mes qytetarëve, transmeton Bashke.tv

Në vijim gjeni postimin e plotë:

 

“Se koha për ndryshim ka ardhur, dëshmia më e mirë janë të gjitha takimet tona, formale e joformale, gjithandej ku ne po lëvizim. Energjia që na e përcjellin të pranishmit dëshmon që bindja tanimë është formuar dhe do të artikulohet fuqishëm në zgjedhjet e ardhëshme, kurdo që mbahen ato.
Kjo përshtypje edhe më e fuqishme është në Kumanovë, pikërisht në lagjen Skenderbeu ku së bashku me Shukriun, Astritin, Bashkimin, Halilin, Ajredinin, Herolindin, Jetonin dhe shumë tjerë edhe sonte gjetëm përkrahje të pa rezervë për Lëvizjen Demokratike dhe koalicionin opozitar Lidhja Europjane për Ndryshim!
Edhe në Kumanovë përçova porosinë tonë se partneri i vetëm i yni është populli shqiptar që gjithmonë din të vlerëson drejtë!” – shkruan Lideri i Lëvizjes Demokratike në vend Izet Mexhiti
https://www.facebook.com/izetmexhiti/posts/pfbid0CAyh7r75kjM9F6DhSr7ZWVXaZajfgjRtxAgZXhpstJ3bFSFapcEpJaxJvrJojgXjl