“Jam lindur në Kosovë”, Rita Ora flet për origjinën e saj në podcastin amerikan

Teksa iu përgjigj pyetjes për rrënjët e saj shqiptare, 33-vjeçarja tha se është e lindur në shtetin që sot e quajnë Kosovë, por që dikur ishte pjesë e Shqipërisë.

“Unë jam lindur në Kosovë, Shqipëri. Mirë, tani është Kosovë por dikur ishte pjesë e Shqipërisë. Dhe pastaj u shpërngula në Londër kur isha një vjeçe”, tha Rita Ora.