Lideri i lëvizjes BESA Bilall Kasami sot ka drejtuar një mesazh lidhur me sic thotë ai provokimet e Artan Grubit.
“Në do i themi Artan Grubit, sa më shpesh të dal në opinion, sepse e din ai më së miri dhe shqiptarët se çfarë do të thotë dalja e tij në opinion dhe sa më shumë të na sulmoj. Ne jemi me shqiptarët dhe qëllimi jonë është të përmirësojmë jetën e shqiptarëve. Ndërsa qëllimi i Artan Grubit është hakmarrja ndaj shqiptarëve. Besoj se shqiptarët me 8 nuk do lejojnë këtë dhe me 8 maj do të shohim se cila do të jetë përgjigja e shqiptarëve për këto provokime të ulëta të tipit të Artan Grubit”, është shprehur Kasami. (INA)