Kasami nga Kumanova: Ndryshimi po vjen! VLEN së shpejti do udhëheq Qeverinë dhe të gjitha komunat shqiptare

Lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në tubimin madhështor të koalicionit VLEN në Kumanovë, ka thënë se ndryshimi po vjen. Ai tha se mesazhi për ndryshim u dha një ditë më parë në Tetovë, nga Stadiumi, ndërtimin e të cilit pushtetet e BDI-së me dekada e kanë bllokuar.

“Në Tetovë dje mesazhi ishte i qartë, ne e prishëm të vjetrën, sepse e reja tashmë ka filluar, ndryshimi ka nisur. Edhe këtu në Kumanovë po i themi se e vjetra ka skaduar, BDI-së i ka kaluar afati, VLEN është ndryshimi, VLEN është e asrdhmja, VLEN është rinia dhe freskia. Të nderuar kumonaovar, VLEN është fryma e re për zhvillimin eprosperitetin, ekonpminë e mirëqenien. VLEN është projekti ynë që do të sjellë më shumë para në xhepin e çdo qytetarit. Më shumë investime për. Kokë banori, më shumë biznes dhe më shumë fitim, sepse ekonomia VLEN, biznesi VLEN”,ka deklartuar Kasami.

Ai shtoi se VLEN është frymë e re për zhvillimin e prosperitetin, ekonominë dhe mirëqenien. Po ashtu ka theksuar se Qeveria e VLEN do të angazhohet për zhvillim të barabartë rajonal.

“Sot zhvillimi ekonomik në RMV, sikurse shumë fusha të tjera, ka dallime edhe të karakterit etnik. Sot te komunat shqiptare investohet vetëm 35 euro për kokë banori, ndërsa te komunat maqedone diku 75 euro për kokë banori. Plani ynë qeverisës mundëson që në vitin 2030 të kemi barazi, dhe të investohen pa dallim etnie, 150 euro për kokë banori”, tha Lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

Ai shtoi se, sot koalicioni VLEN i ka tre komunat më të mëdha shqiptare, Tetovën, Çairin dhe Gostivarin. Pas pak javësh, koalicioni VLEN do ta ketë edhe qeverisjen qendrore. E pas një viti, koalicioni VLEN do të qeverisë apo do të bashkëqeverisë edhe në Kumanovë, Likovë e shumë komuna të tjera. Sepse ndryshimi kur vjen, vjen i madh e vjen kudo.