Me datё 04.09.2023, rreth orёs 10:15, Policia ёshtё njoftuar se nё rrugën “Ukё Zeneli” nё Klinё, njё person posedon armё.
“Njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Klinё, menjëherë kanё shkuar nё shtёpinё e personit tё dyshuar dhe i njëjti ka pranuar se posedon njё armё tё zjarrit pa leje”, njofton Policia e Kosovës.
Nё vendin e ngjarjёs janё gjetur dhe sekuestruar: Një pistoletë prodhim çekosllovak me dy karikatorë dhe 52 fishek të kalibrit 7.65mm.
Pёr rastin ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit, pas intervistimit nga hetuesit me vendim tё Prokurorit i dyshuari ёshtё liruar nё procedurё tё rregullt, rasti cilësohet “Mbajtje nё posedim, kontroll tё paautorizuar tё armeve”./Telegrafi/