Krerët e VLEN takojnë afaristët shqiptarë në Berlin

Liderët e Koalicionit VLEN, kandidati për president, Arben Taravari dhe kryetarët Afrim Gashi, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti e kanë nisur agjendën e takimeve me diasporën shqiptare në Berlin të Gjermanisë.

Duke e njohur potencialin ekonomik të mërgatës shqiptare, liderët e VLEN-it sonte në Berlin kanë marrë pjesë në një darkë të përbashkët pune me të gjithë afaristët shqiptarë të cilën jetojnë dhe punojnë në Berlin dhe në qytete tjera të Gjermanisë. Qëllimi i kësaj darke pune është njohja nga afër me potencialin investues të mërgatës shqiptare, shqyrtimi dhe lehtësimi i mundësisë që ky kapital të mund të investohet në Maqdoninë e Veriut duke qenë thellë të bindur se kjo do të ndikonte drejtëpërdrejtë në uljen e emigrimit, ngritjen e standardit jetësor por edhe mundësia për kthimin e disaporës shqiptare në vendlindje.

Në qeverinë e VLEN, mërgatës do t’i jepet rëndësi e dorës së parë, sidomos në lehtësime fiskale e tatimore, për investimet e tyre në Maqedoninë e Veriut.