Kur mund të quhet normale rënia e flokëve, sipas ekspertëve

Ndoshta mund të keni probleme me flokët e thinjur, me qimet në fytyrë, me rënien e flokëve, por për këtë të fundit ka shumë ide ekspertësh që e kategorizojnë procesin se kur është normal dhe kur jo!
Por, e sigurt është që çështjet që lidhen me flokët mund të ndikojnë në besimin tuaj.
Humbja e flokëve ka efekte reale në mënyrën sesi ndiheni. Një studim i vitit 2005 zbuloi se rënia e flokëve te burrat lidhej me pasiguritë për pjesën e tërheqjes në sytë e grave, efekte negative shoqërore, madje edhe ndjenja depresioni.
Flokët në lavaman ose dush mund të mos jenë një shkak i menjëhershëm për shqetësim. Njëfarë rënie e flokëve është normale, sipas dermatologes, Deirdre Hooper në New Orleans. Por, kur është problem?


-Kur është normale rënia e flokëve?
“Është normale të humbasësh 100 qime flokë në ditë,” thotë Hooper. “Të gjithëve u bien 100 flokë në ditë. Kjo është një humbje normale që çon në ridaljen e flokëve sërish,” vijon mjekja.
Nëse mendoni se po ju bien më shumë flokë se zakonisht kur kriheni ose laheni në dush, kini parasysh herën e fundit kur jeni habitur nga kjo situatë. Sepse vetë flokët mund të qëndrojnë të ngatërruara në kokë, ose në krehër, ose ju mund t’i lini disa ditë pa krehur dhe në fund shihni që ju bien më shumë flokë se zakonisht. Në fakt, ky është vetëm grumbullimi i flokëve që nuk i keni krehur gjatë disa ditëve.

-Si ta kuptoni nëse ju bien më shumë flokë se normalisht?
Numërimi i flokëve që ju bien çdo ditë nga koka nuk është diçka e mundur dhe reale, le të tregohemi të sinqertë për këtë. Një tregues më i mirë se ju po humbisni më shumë flokë është nëse bishti është më i hollë se zakonisht ose nëse mund të shihni më shumë zona pa flokë në skalpin tuaj.


Këto ndryshime mund të jenë edhe shenja për alopeci, e cila është çdo lloj humbje anormale e flokëve.
Por, nëse shikoni shenja të alopecisë, duhet patjetër të konsultoheni me një mjek për këshilla më profesionale dhe të vlefshme.