Ky është vendi që nuk e ndryshoi orën të dielën

Teksa të gjithë njerëzit në botë, të dielën kishin një anomali të vogël me ndryshimin e orës, kjo gjë nuk ndodhi në Groenlandë, kjo pasi autoritetet nuk i kthyen akrepat në kohën e dimrit për herë të parë.

Qeveria e Groenlandës vitin e kaluar të shfuqizojë orën verore dhe dimërore. Në vend që të lëvizin akrepat, autoritetet groenlandeze kanë vendosur të qëndrojnë përgjithmonë në zonën kohore UTC/GMT-2.

Ndërkaq, me zhvendosjen e akrepave të orës një orë mbrapa, nga ora 3:00 në 2:00, ka mbaruar koha verore dhe ka nisur llogaritja dimërore e kohës. Lëvizja e orës ndikon negativisht në shëndetin e popullatës dhe mund të qëndroni pozitivë duke përdorur zakone të caktuara.