LD: Minçev në film parazgjedhor

Lëvizja Demokratike ka dënuar qëndrimin e ministrit Minçev. Sipas LD-së, kuadrot e Lëvizjes “E di” kanë vlerësim të gabuar se identitetin e tyre politik do ta krijojnë mbi një doktrinë antishqiptare.

Së shpejti do të vijnë zgjedhjet lokale, ku sërish do të kuptojnë se në Kumanovë nuk ka fitore pa shqiptarët. Prisnim që ministri Minçev t’i anulojë të gjitha shpalljet sipas balancuesit, në të cilat maqedonasit janë përcaktuar si shqiptarë për t’u punësuar në administratën publike.
Pikërisht kjo është keqpërdorim me balancuesin, për të cilin ministria e tij nuk duhet të heshtë. Në të njëjtën kohë, është më racionale që Dimitrievski dhe Minçevi të bëjnë një listë të institucioneve shtetërore në të cilat ende nuk ka qasje për shqiptarët.”, thuhet në reagimin e LD-së.