BDI sulmet fizike ndaj profesionistëve shqiptarë dëshiron t’i paraqesë si patriotizëm, kështu thonë nga Lidhja Europiane për Ndryshim.
Nga LEN në një kumtesë për media thonë se kjo dëshmon panikun dhe frikën nga humbja në të cilën gjendet BDI.
“Dhe kjo nuk është hera e parë. Më herët në mënyrën më të ultë, me linçim publik përmes portaleve të Artan Grubit sulmuan kryetaren e Gjykatës Supreme, zonjën Besa Ademi. Vetëm sepse nuk ra nën presionin e BDI për ta kthyer Gruevskin në RMV si hero”, thonë nga Lidhja Europiane për Ndryshim.