LEN në mënyrë ironike akuzojnë BDI-në për hapjen e kazinove në afërsi të shkollave

Rinia e Lidhjes Evropiane për ndryshim zhvilloi një forum teatër përpara objektit të Ministrisë së Sistemit Politik. Të rinjtë e LEN-it me maska të funksionarëve të BDI-së, improvizuar një proces të zgjedhjes së kryetarit të Forumit Rinor të kësaj partie. Ata në mënyrë ironike akuzojnë BDI-në për hapjen e kazinove në afërsi të shkollave e universiteteve.

“Do të zgjedhim kryetarin e FR, ju lutem zotëri Përparim Bajrami, dilni dhe prezantoni kandidaturën për kryetarë të Forumit Rinorë. “

“Rinia e këtij vendi ka nevojë për loto, ka nevojë për kazino. Unë premtoj se afër çdo universiteti do të hapim së paku një kazino, afër çdo shkolle të mesme do hapim së paku një kazino. Prap nuk ndalemi këtu, në çdo shtëpi do të ketë kazino. Bile kemi paraparë që në shkollat fillore të shtojmë një lëndë mësimore, bazat e pokerit. Vizioni ynë si kryetar I ardhshëm I forumit rinorë, ashtu si e kemi edhe kryetarin e partisë vizionarë, nuk besojmë po ky është realitet, do të ndodhë, Maqedonia e Veriut do të shndërrohet në Las Vegas”.