Leverkuseni e Xhaka e “çmontojnë” Bayern Munchenin

Skuadra e Bayer Leverkusen ka shënuar një fitore të madhe dhe të rëndësishme në luftë për titull kampion në Bundesliga.

Ekipi i Xabi Alonsos mposhti 3:0 rivalin për titull, Bayern Munich në stadiumin “BayArena”.

Qysh në minutën e 18’të, Josip Stanisic shënoi gol për epërsinë e Leverkusenit.

Në pjesën e dytë, Leverkuseni shënoi edhe një tjetër gol. Grimaldo realizoi një gol tejet të bukur për rezultatin 2:0.

Kurse në minuta te fundit, Frimpong shënoi golin për 3:0, për ta vulosur fatin e këtij takim tejet interesant.

Me këtë fitore, Leverkusen shkon në kuotën e 55 pikëve, pesë më shumë se vendi i dytë, Bayern Munich.